Cavani dhe Ibrahimovic shpartallojnë skuadrën Reims

81

Dy super sulmuesit e skuadrës parisiene e kanë përcjellur formën e mirë që patën në Ligën e Kampionëve tek kampionati francez i futbollit.

Ibra realizoi dy herë, Cavani dhe Van Der Wiel realizuan nga një tjetër për të kompletuar pokerin e skuadrës kampione përballë Reims, që golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Prince Oniangue.

Pas kësaj fitore PSG vazhdon në pozitën e parë me 73 pikë, apo 27 pikë më shumë se Monaco në vendin e dytë. Ndërsa Remis vazhdon në vendin e 17-të me 29 pikë.