Capello sulmon Anglinë: Ata nuk kanë kulturë

84

Ish-tekniku i albionëve ka goditur rëndë futbollistët anglez të cilët i ka quajtur “të pa edukatë”, bëjnë të ditura mediat në ishull, transmeton Gazeta Sheshi.

Capello ka drejtuar “Tre Luanët” gjatë viteve 2008-2012, me ç’rast ka patur një varg dështimeve, derisa për këtë tekniku italian ka një sqarim.

“Gjëja e parë që duhet bërë anglezët është instalimi i kulturës në futbollin e tyre. Pastaj vjen edhe presioni i bartjes së një fanele, të cilën e kanë veshur shumë yje futbolli më parë. Mirëpo, me rëndësi është të ndryshohet mentaliteti”, ka theksuar Capello.

Capello kishte dështuar të dërgonte Anglinë më përpara në Kampionin Botëror të vitit 2010, të mbajtur në Afrikën e Jugut, derisa ishte kritikuar pas disfatës turpëruese  4-1 nga Gjermania.

/Gazeta Sheshi/