Capello refuzon kombëtaren italiane

82

Fabio Capelo thotë “jo”. Ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, ka theksuar se nuk do të ulet në stolin e përfaqësueses italiane pas largimit të Antonio Contes.

70- vjeçari, së bashku me Roberto Donadonin, janë dy kandidatët më të fortë për stolin e të kaltërve: “Jam shumë krenar që emri im lakohet për të drejtuar përfaqësuesen italiane, mirëpo në këto çaste nuk synoj që të vihet në krye të një skuadre kombëtare, preferoj më shumë të drejtoj një klub”.

Në fjalën e tij, Capelo analizoi edhe eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve: “Fakti që Juvja qëndron 10 ndeshje pa pësuar gol në Itali dhe ndëshkohet katër herë në Champions tregon nivelin e dobët të kampionatit”.

/Panorama Sport/