Canal +, speciale për derbin e kryeqytetit shqiptar

114

Derbi i kryeqytetit, Partizani – Tirana kalon kufinjtë e Shqipërisë. Canal + I Francës ka transmetuar këto ditë një special të zgjeruar mbi supersfidën e futbollit shqiptar, duke e renditur atë mes përballjeve me më shumë rivalitet në Europë.

Canal + e ka vlerësuar maksimalisht derbin mes Partizanit dhe Tiranës, aq sa ka ndjekur nga pranë në vigjilje të sfidës, jo vetëm ekipet por gjithashtu dhe dy tifozeritë.

Gjithashtu media franceze I ka kushtuar një vëmendje të vecantë dhe portierit Alban Hoxha, duke qenë se ai pritet të jetë në Francë vitin e ardhshëm me kombëtaren shqiptare. Sa i përket sfidës, Canal plus thekson se kur luhet Partizani-Tirana, kryeqyteti merr flakë dhe këtë e treguan me dekorin e tyre dhe dy tifozeritë në Qemal Stafa. Gjithashtu në specialen e Canal + theksohet se vitet e fundit Partizani ka dominuar derbin, por Tirana është skuadra më e titulluar në vend ndërsa në fund kanë theksuar faktin se dhe këtë herë qyteti u vesh i kuq.

/Super Sport/