Cana fillon kursin për trajner

127
Lorik Cana ka nisur kursin për t’u bërë trajner.

Lorik Cana, kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare vendosi ta mbyllte aventurën me fanellën kuqezi, pas përfundimit të Kampionatit Europian, por është ende në dilemë për t’i dhënë lamtumirën futbollit apo jo.

Përpara disa ditësh, ai reagoi për gazetën “Panorama Sport” dhe shpjegoi gjithçka që po ndodh gjatë kësaj kohe.

Ai tha se i duhet pak kohë për të marrë vendimin përfundimtar mbi të ardhmen.

Gjatë këtyre ditëve Cana ka qenë prezent në kryeqytet dhe gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se mbrojtësi 33-vjeçar ka nisur kursin për të marrë licencën për t’u bërë trajner. Gjatë kohës që ai nuk ka impenjime me një skuadër futbolli, ka vendosur ta kalojë kohën duke marrë leksione për t’u bërë trajner.