Camp Nou shndërrohet në stadium ragbi

96

Stadiumi i Barcelonës, Camp Nou, do ti hapë dyert me 24 qershor për finalen e madhe të kampionatit francez të ragbit. Kjo pasi që impianti i blaugranasve e ka një kapacitet prej 98,000 ulësve, dhe asnjë stadium tjetër në Europë nuk pranon një numër të tillë tifozësh për një ndeshje, transmeton Gazeta Sheshi.

Për momentin, stadiumi kombëtar anglez, Wembley ka një kapacitet prej 84,068 ulësve, me ç’rast kishte shërbyer sezonin e kaluar më 28 mars të vitit 2015 për finalen e Ligës angleze të ragbit ndërmjet Saracens dhe Harlequins.

Ndërkohë, nëse finalja e kampionatit francez do zhvillohet në Camp Nou, atëherë ajo ndeshje në stadiumin e Barcelonës do i thyejë të gjitha rekordet e mundshme, sa i përket numrit të pjesëmarrësve.

/Gazeta Sheshi/