Camp Nou e Amsterdam Arena marrin emrin e Cruyff?

146

Në nder të Johan Cruyff. Në Spanjë dhe Holland, njerëzit janë mobilizuar që stadiumit te Barcelonës  Camp Nou dhe atij të Ajaxit Amsterdam Arena, ti vendosin emrin e legjëndës së futbollit Johan Cruyff.

Për momentin në Barcelon nisma ka nisur të shpërndahet nëpërmjet një hashtagu #CampNouJohanCruyff, ndërsa në Holland tifozerite e organizuara menjëherë pasi morën vesh lajmin e hidhur hodhën idenë, që stadiumi i Ajaxit ti vendoset emri i Cruyff. Kryetari i Bashkisë së Amsterdamit është shfaqur i gatshëm në lidhje më ndrushimin e emrit të stadiumit, madjë sipas tij ky stadium nuk do të egzistontse nëse nuk do të ishte holandezi. Gjithashtu i të njëjtit mendim është dhe ish-poriteri i Ajaxit, Edëin Van der Sar, i cili deklaroi se është herët për të folur për dicka të tillë, por do të ishte një ide e mirë.

Gjithashtu ai shtoi se në takimin e datës së 3 Prillit mes Ajaxit dhe Zëolle, tifozeria po përgitit një skenografi fantastike  në nderim të “holandezit fluturues”. Cruyff ishte një hero dhe embleme e futbollit i nderuar me  veprime te ngjashme nga holandezët dhe gjatë kohës kur ai ishte gjallë. SuperKupa e Hollandës ka emrin e tij, gjithashtu dhe qëndra sportive e Ajaxit. Me pak fjalë legjendat nuk vdesin kurrë.