Caktohet orari për El Casico-n

124

Camp Nou do t’i hapë dyert e stadiumit më 2 prill në ora 20:30, për të mirëpritur duelin më të zjarrtë të vitit, të njohur ndryshe si El Clasico. Barcelona dhe Real Madrid do përplasen në duelin e dytë për këtë sezonë në La Liga, që praktikisht mund të jetë determinues për titullin kampion.

Si për ironi të fatit, duelet miqësore ndërmjet përfaqësueseve do të zhvillohen një javë para duelit (24-27 mars), ndërkohë skuadrat do jenë të ndrojtura nga mundësia që ndonjëri nga lojtarët e tyre mund edhe të lëndohet.

Dueli i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave i zhvilluar në Santiago Bernabeu, përfundoi me fitoren e thellë të blaugranasve, 0-4.