Elita e futbollit kosovar do rikthehet sërish në fundjavë, pas duele të çerekfinales së DigitAlb Kupës me ndeshje mjaft interesante. Dueli kryesor i javës së 21-të ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89 ka një orar mjaft të çuditshëm që nuk është parë asnjëherë deri më tani, njofton Gazeta Sheshi.
Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli do ti bëj konak “minatorëve” ditën e hënë, për shkak të obligimeve të dy skuadrave në garat e kupës.
Mirëpo, java e 21-të starton me ndeshjen Feronikeli-Vushtrria, derisa në të njejtën ditën zhvillohen edhe duelet Drenica-Prishtina dhe Istogu-Besa.
Të dielen në program është një tjetër duel derbi, Llapi-Hajvalia, ndërkohë në të njejtin termin Liria dhe Drita luajnë për ti ikur zonës së barazhit. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 13.30
Raiffeisen Superliga Java e 21-të
E shtunë 19.03.2016
Feronikeli – Vushtrria SSK
Drenica – Prishtina
Istogu -Besa
E diel 20.03.2016
Llapi – Hajvalia SSK
Liria – Drita
E Hene 21.03.2016
Gjilani -Trepça-89 SSK
/Gazeta Sheshi/