Caktohet orari i ndeshjeve të DigitAlb Kupës së Kosovës

184

Është caktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante, me ç’rast do të përballen Llapi-Gjilani dhe Drenica-Drita, derisa të enjten luhet sfida ndërmjet Ferizajt dhe Trepçës’89. Ndërkohë, siç dihet pjesëmarrjen në gjysmëfinale me short e ka siguruar Prishtina, në mungesë të kundërshtarit.

Orari i ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës:

E mërkurë, 16 mars
13:30 Llapi – Gjilani
13:30 Drenica – Drita

E enjte 17 mars
13:30 Ferizaj – Trepça ‘89