Çaka në ndeshjen derbi, këto janë gjyqtarët të cilët do ta ndajnë drejtësinë në xhiron e 16-të

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe ndeshjet e xhiros së 16-të luhen në fundjavë, shkruan Gazetasheshi.com

Pa dyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku të dielën Drita do ta pres skuadrën e Ballkanit.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro.

Në ndeshjen Drita – Ballkani, ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Dardan Caka me asistentët Fatlum Berisha, Besnik Morina dhe gjyqtar i katërt Ilir Mehmeti.

Kurse, gjyqtari i ri Valbon Hoxha do të debutoj në Superligën e Kosovës në ndeshjen Prishtina – Feronikeli.

Më poshtë i gjeni të gjitha delegimet për xhiron e 16-të: /Gazeta Sheshi/