“C-Men”, njesia elite antiterror në rrugët e Londrës

Si kundërpërgjigjie ndaj kërcënimeve terroriste, mes trupave të patrullimeve rrugore në Londër, është edhe njësia speciale elite e Scotland Yard.

Bëhet fjalë për njësinë e quajtur “C-Men”, të armatosur deri në dhëmbë, të maskuar dhe të përgatitur për çdo situatë.

Kjo njësi zbarkoi në qytetin britanik me motoçikleta, makina, varka dhe helikopterë. Bëhet fjalë për 600 trupa të ndara në njësi veprimi në zonat më të populluara dhe të gatshëm për të ndërhyrë në çdo moment.