Bylbyl Sokoli te Ferizaj? Ju flet trajneri aktual Agron Selmani

342

Gjatë ditës së sotme është raportuar për mundësinë e rikthimit të Bylbyl Sokolit në postin e shefit të shtabit teknik të Ferizajt bashkë me dy sponsorë të fuqishëm.

Një pjesë e opinionit futbolldashës e ka mirëpritur këtë, derisa një pjesë tjetër janë të mendimit se sponsorët duhet të vijnë, por shtabi teknik të mos preket.

Lidhur me këtë, Gazeta Sheshi ka kontaktuar trajnerin aktual, Agron Selmani, i cili mirëpret çdo investim në klubin që i takon.

“E para, një stabilitet financiar është i mirëseardhur për klubin dhe unë nuk shoh asgjë të keqe në këtë drejtim. Ndërrimet e trajnerëve nëpër klube janë bërë dukuri normale dhe aty ku klubi dhe qyteti ka interes, pse të mos veprohet ashtu”, deklaroi Selmani.

“Dihet se strategjitë e klubit i ndrrojnë kryesitë, por edhe pronarët eventual dhe ata vendosin për objektivat e tyre. Por, normal për vetëveten vendosi edhe unë. Ne kemi tejkaluar mundësitë tona, por me meritë jemi në Superligë dhe nëse idetë e reja janë një garancë më e mirë dhe më premtuese për klubin, unë i përkrahi ato dhe e gjej vetëveten në ndonjë rast tjetër në ndonjë klub tjetër”, përfundoi Selmani.

Trajneri ferizajas arriti të rikthehet me skuadrën e qytetit në Superligë.