Bylbyl Sokoli nesër emërohet trajner i kësaj skuadre

Ferizaj pritet shumë shpejt ta zgjedh pasuesin e Bekim Isufit.

Është trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës.

Gazeta Olle mëson se Sokoli, që njihet si “ilaçi” i Ferizajt, do të prezantohet nesër.

Nëse Sokoli zyrtarizohet tek Ferizaj, kjo do të jetë hera e katërt që drejton klubin.

Dy herat e fundit bëri mrekullinë. Njëherëe inkuadroi në Superligë, e vitin e kaluar e shpëtoi pa rënë nga elita.

Misioni i Ferizajt edhe këtë edicion është mbijetesa.

Ferizaj deri të shtunën u drejtua nga Bekim Isufi, i cili dha dorëheqje pas barazimit 1:1 me Feronikelin.

Të dielën, ferizajasit janë mysafir të liderit, Ballkani