Bylbyl Sokoli mund të rikthehet te Prishtina

738

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli shpejt mund të bëhet me skuadër. Siç merr vesh Gazeta Sheshi, ai është në vazhdimësi në kontakt me Prishtinën dhe brenda pak ditësh ai mund të rikthehet në krye të shtabit teknik të këtij ekipi.

Sokoli do ta zëvendësonte Kushtrim Munishin, megjithëse ish-sulmuesi i njohur ka treguar sukses të madh në fillim të këtij edicioni, duke regjistruar tri fitore dhe dy barazime.

Mirëpo, Munishi nuk i ka drejtuar fare sot stërvitjet e Prishtinës, pasi ende nuk i ka zgjidhur disa çështje me klubin më të madh në vend.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet në skuadrën e Prishtinës që i prinë renditjes të Vala Superligës pas xhiros së pestë.