Bylbyl Sokoli: Këto skuadra do të luftojnë për titull

Nesër në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës do të zyrtarizohet edhe orari i xhiros së parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kujtojmë se ndeshjet e kësaj jave janë shtyer deri më datën 19 shtator, si shkak i pandemisë COVID-19, njofton Klan Kosova

Trajneri Bylbyl Sokoli për klankosova.tv deklaroi se mosfillimi i kampionatit me kohë dëmton klubet pasi pritet të ketë orar të ngarkuar në vazhdim.

“Shtyerja e kampionatit dëmton klubet. Do të kemi një kampionat me orar të ngjeshur të takimeve si dhe një numër të madh të tyre që priten të zhvillohen në kushte të vështira atmosferike”, deklaroi Sokoli.

Sokoli gjithashtu komentoi edhe bërjen e Superligës së Kosovës nga 12 në 10 skuadra.

Sipas tij, ky format pritet të sjellë më shumë cilësi në futbollin kosovar. Ndërsa për luftën për titulli veçoi gjashtë skuadra.

“Formati me dhjetë skuadra cilësore dhe sistem të ri garues do të sjellë cilësi në futbollin tonë”.

“Ballkani, Drita, Gjilani, Prishtina, Llapi e Arbëria kanë sjellë lojtarë cilësor dhe e gjitha do të varet si do të komponohen në kampionatin tonë”.

“Skuadrat e lartë cekura kanë cilësinë të luftojnë për kreun e tabelës. Por duhet pritur starti i këtyre takimeve për t’i parë se si do të paraqitën”.

Këtë vit në elitën e futbollit kosovar garojnë skuadrat: Drita, Gjilani, Prishtina, Ballkani, Drenica, Trepça 89, Arbëria, Besa, Llapi e Feronikeli.