Bylbyl Sokoli: “I kënaqur me pikët, por jo dhe lojën”

204

Skuadra e tij regjistroi fitoren e rradhës, mirëpo ai nuk është fort i kënaqur me ta. I tillë ësht Bylbyl Sokoli, i cili është treguar tejet i matur në deklaratën e tij pas përfundimit të ndeshjes ndaj Vushtrrisë, të cilën djelmoshat e tij e fituan me një gol epërsi.

“Skuadra jonë nuk guxon të luajë kështu. Luajtëm totalisht jashtë strategjisë dhe jashtë mënyrës se si ishim marrë vesh të luajmë. Fitum takimin, por nuk jam i kënqur me lojen e deshmuar. Është dashur ti shfrytezojmë disa raste pasi ishim me dy futbollistë më shumë në terren”, ka theksuar  deklaroi Sokoli për “Supersport Kosova”, përcjell Gazeta Sheshi.

Në vazhdim ‘Profa’ theksoi gjithashtu se renditja në tabelë mund ta mashtrojë skuadrën e tij, ndërkohë që ata duhen të punojnë në vazhdimësi për ta fituar epitetin e liderit. /Gazeta Sheshi/