Bylbyl Sokoli e pëlqen idenë e Wanda Nara-s, thotë se do ta zbatojë në të ardhmen

Gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”, zbulon se  bashkëshortet e lojtarëve të Interit e kanë një grup të përbashkët me emrin “Inter Wags”, ku diskutojnë për tema nga më të ndryshmet.

Tematikat mund të fillojnë nga fëmijët, pasi shumica prej tyre shkojnë në të njëjtën shkollë, punët e shtëpisë, apo edhe oraret për darkat e shumta që organizojnë bashkë.

Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, mund të ishte administratorja e këtij grupi.

Ndryshe, trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, gjatë emisionit Dueli Sportiv në RTV Dukagjini ka thënë se një ide e tillë është shumë e mirë. “Kjo ide është shumë e mirë në mënyrë që të socializohet sa më shumë ekipi. Do ta përdori edhe unë në të ardhmen në ekipet që do t’i drejtojë”, ka thënë Sokoli, përcjell Insporti.com.

Sokoli konsiderot një ndër trajnerët më të suksesshëm kosovar.