Bylbyl Sokoli e këshilloi trajnerin e Besës për ndeshjen e barazhit ndaj Gjilanit

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, e ka këshilluar trajnerin e Besës së Pejës, Fisnik Gashi për ndeshjen e barazhit ndaj Gjilanit, shkruan Zëri.info.

Besa dështoi në këtë takim duke u mundur me rezultat 1:0 në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Zëri.info mëson se trajneri i Besës, Fisnik Gashi, është këshilluar me Sokolin për takimin në fjalë.

Gashi dhe Sokoli kanë punuar për një kohë të gjatë së bashku në kohën sa Gashi ka qenë futbollist.

Përkundër të gjithave, Besa humbi andaj edhe në kampionatin tjetër do të garojë në Ligën e Parë.

Kujtojmë se Sokoli në edicionin e fundit e ka drejtuar me shumë sukses Ferizajn, duke arritur fitore në shtatë ndeshjet e fundit për ta siguruar mbijetesën.