Bunjaku: Kemi premtuar që do ta shkruajmë historinë dhe e kemi bërë, Drita do jetë brend europian

Flamur Bunjaku, president në Klubin Futbollistik “Drita”, përmes një publikimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale ka uruar gjithë tifozërinë “Intelektualët” për suksesin e ‘bardhekaltërve’ në Evropë, transmeton Gazetasheshi.com.

Kampionët e vendit e kanë mposhtur Sileksin në Maqedoninë e Veriut me rezultat të pastër 2-0 dhe kështu janë kualifikuar në rundin e tretë të Ligës së Evropës, një sukses i pa arritur më parë nga klubet kosovare.

Pikërisht për këtë rezultat dhe këtë sukses të klubit gjilanas ka shkruar edhe presidenti i kësaj skuadre Flamur Bunjaku. Teksa ka uruar tifozërinë ‘bardhekaltër’ ai ka theksuar gjithashtu se brenda pak viteve ekipi që ai e drejton do të jetë një brend europian.

Më poshtë mund ta gjeni edhe publikimin e plotë të Bunjakut:

“Të dashtun Dritasha, qytetar të Gilanit e të Kosovës dhe Intelektual!

Në fillim ju kam pas thanë që kemi me bo historinë dhe ja, ajo po ndodh, pra po e jetojmë.

Fc Drita do të shkojë edhe më lartë, atje ku askush nuk e kishte menduar. Fc Drita do të jetë brend europian të cilin do ta duan të gjith.

Ta shijojmë së bashku. Urime!”, ka shkruar ai.

Publikimi i Flamur Bunjakut, kryetarit të FC Dritës, pas triumfit ndaj Sileksit në Ligën e Evropës

Flamur Bunjaku së bashku me Valon Murselin, morën drejtimin e Klubit Futbollistik “Drita” tri vite më parë, teksa arritën rezultate historike në vend dhe Evropë.

/Gazata Sheshi/