Bunjaki tregon se për cilin lojtarë u gëzua më shumë pas lejes së FIFA-së

304

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, është shprehur i lumtur me konfirmimin e FIFA-s për gjashtë futbollistët e Kosovës.

Samir Ujkani, Alban Meha, Milot Rashica, Herolind Shala, Valon Berisha dhe Amir Rrahmani vetëm sot kanë marrë leje për të luajtur.

“Jam më i lumtur për lojtarët. Siç e dini Samir Ujkani është me ekipin që nga viti 2014 dhe do ta ishte e padrejtë që ai të mos e përjetonte këtë”.

“Lojtarët janë shumë të gëzuar, të gjithë e kanë përjetuar shumë mirë. Ka qenë pak e rëndë deri në momentin e fundit të presim, por për fat gjithçka shkoi mirë”, deklaroi Bunjaki për “GazetaOlle.com”.

Kosova do të jetë e kompletuar në ndeshjen kundër Finlandës.