Bunjaki me formulën për ta ndalur Modricin dhe Rakiticin

295

Përzgjedhësi, Albert Bunjaki ka folur edhe për ndeshjet e ardhshme të Kosovës.

Ai thekson se Kosova duhet ta bëjë ndeshjen më të mirë të jetës nëse dëshirojnë rezultat pozitiv ndaj Kroacisë.

“Do të luajmë në tetor dhe nëntor, është një agjendë mjaft e ngjeshur. Kroacia e kishte një barazim në shtëpi dhe tash do të mundohet me çdo kusht të fitojë. Sidoqoftë, edhe ne duam të bëjmë paraqitje të mirë. Madje, duhet ta bëjmë lojën më të mirë të jetës dhe kroatët të mos jenë në ditën e tyre, nëse duam të nxjerrim rezultat të mirë. Pastaj e kemi edhe Ukrainën, një tjetër kundërshtar i fuqishëm”, thotë përzgjedhësi i Kosovës për Zërin.

Duhet kujtuar se Kroacia në radhët e veta ka emra të mëdhenj të futbollit si Luka Modric, Ivan Rakitic, Mandzukic e të tjerë.

Ai nuk është i shqetësuar fare se faza ofansive te Kosova është më e fuqishme se ajo defansive.