Bunjaki fton edhe një boshnjak (Foto)

412

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka ftuar një boshnjak për ndeshjen e parë kualifikuese kundër Finlandës.

Adis Nurkoviq është futur në listën e zgjeruar të lojtarëve që do të jenë pjesë e Kosovës në debutimin për kualifikimet e “Rusi 2018″, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ftesa zyrtare për Nurkoviq iu është drejtuar klubit të Travnikut, ku kërkohet mirëkuptimi i këtij klubi për ta lënë të lirë futbollistin deri më 6 qershor.

30-vjeçari Nurkoviq është portier i lindur në Bonsnje dhe Hercegovinë.

2
Ftesa për Adis Nurkovic, që Kosova ia ka dërguar klubit të Travnikut.