Bufon: Tërhiqem 40 vjeç dhe pastaj do të stërvis

94

Ndoshta është pozi cioni i tij në fushë, i cili i lejon që të shohë gjërat më qartë dhe me një gjerësi “gjeografike” të veçantë, ndoshta është personaliteti i tij që e dallon nga të tjerët prej shumë vitesh, ndoshta është pjekuria dhe eksperienca prej 21 vitesh në fushë, përveçse 38 vitet mbi shpatulla….

Prandaj të intervistosh Xhanluixhi Bufonin është gjithmonë diçka speciale, këndvështrim iluminues mbi botën e futbollit dhe jo vetëm. Kapiteni i Juventusit dhe i Kombëtares së Italisë ka qenë protagonisti i kopertinës së francezes “So Foot”, një intervistë në të cilën Bufon flet pa kafshuar gjuhën, mbi futbollin dhe jo vetëm.

Revolucioni

Tema e parë e diskutimit është jeta e tij prej portieri, revolucionar, pasi vetëm Bufon nënvizon se nëse Nojer mund ta ketë bërë një etiketë të tijën faktin e të luajturit larg portës dhe shumë shpesh me këmbë, është diçka që nuk i përket gjermanit, përkundrazi…

“Nojer nuk ka revolucionuar aspak rolin e portierit, sepse atë çfarë ai bën tani, unë e bëja që në kohët e Parmës së Malezanit, me të cilin fituam Kupën UEFA, Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Gjithmonë kam qenë i predispozuar që të luaja me këmbë, ndonëse risinë e vërtetë të kësaj loje të re të portierit e shpiku Barcelona, disa dhjetra vite më parë, ku edhe portieri duhej të merrte pjesë në lojën ndërtuese të ekipit”.

Ndërkohë, është një mëkat që shkolla italiane e portierëve ka humbur disi gjurmët. “Kjo ka ardhur sepse te ne, edhe pse nëse bën 100 pritje brenda një ndeshjeje, por gabon në një rast të vetëm, gjatë të gjithë javës do të flitet vetëm për gabimin tënd, diçka që të bën të tërbohesh dhe të mos stërvitesh dhe luash më i përqendruar, – shpjegon Bufon.

Ndërsa në botë mund të gabosh dhe të rritesh i qetë. Në Itali, kush gabon është i varrosur. Te ne, kushdo që qëndron në nivelet e larta për shumë vite nuk është i fortë vetëm teknikisht, por edhe psikologjikisht”.