Buffon, rekord i ri në vitin 2016

84

Kur ke në portë një portier si Buffon, e ke shumë më të thjeshtë për të pasur edhe suksese. Ndaj Bolognës bardhezinjtë ndërprenë serinë fitore radhazi duke u ndalur në kuotën e 15 të tillave, gjithsesi rekordet nuk u mbyllën aty.

Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Interit, Buffon ka parakaluar veten e tij duke qenë i pamposhtur në 746 minuta, 1 minutë më shumë se sezoni 2013/14.

Tashmë synimet janë që të thyejë rekordin e Sebastiano Rossit me 929 minuta në sezonin 1993/94.