Bruksel, dy shpërthime në aeroportin Zaventem

138

Udhëtarët që janë gjendur sot në aeroportin Zaventem në Bruksel, janë tmerruar nga dy shpërthime të njëpasnjëshme.

Kështu raporton BBC, e cila bazohet në disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale që tregojnë tym nga një prej ndërtesave të terminalit.

Ende nuk është bërë me dije për shkakun e shpërthimeve dhe nuk është konfirmuar për viktimat.

Shpërthimet vijnë katër ditë pas kapjes në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor në sulmet në Paris në nëntor.

Mediat belge thonë se aeroporti është duke u evakuuar. Ajo ka qenë e mbyllur për fluturime. Ndërsa raportohet se është bllokuar edhe objekti i hekurudhave./KosovaPress/