Brochi shuan shpresat e milanistëve

Trajneri i ri  i skuadrës së Milanit, Christian Brochi duket se është gati për aventurën e tij të re në krye të stolit të kuqezinjve. Është ende herët për të dhënë një opinion se sa i sukseshëm do të jetë në rolin e trajnerit por, në konferëncën e tij të parë për mediat Brochi ka folur për transfertën ndaj Sampdorias dhe duket se i ka idetë e qarta dhe se nuk i trëmbet të ardhmes:

Besoj se kundër Sampdorias do të luajmë me formacionin 4-3-2-1. Sigurisht që jo në cdo takim të mbetur në do të luajmë me ketë skemë. Në rolin e trekuartistit besoj se do të vendos njërin mes Bonaventura ose Kaisuke Honda. Dua nga lojtarët e mi një lojë me pasa në mesfushë, nuk me pëlqen pjesa ku topi nis me një krosim që nga mbrojtja në drejtim të sulmit.”

Më tej Brochi u shpreh se dëshiron nga të gjithë lojtarët e tij të japin maksimumin në fushën e lojës, gjithashtu ai foli dhe për sulmuesin e Milanit Mario Balloteli:

“Dua që futbollistët e mi të japin maksimimumin ndaj Sampdorias . Kam besim tek ta. Përsa i përket Balotelit kam folur më të dhe më ka premtuar se do te përpiqet maksimimalisht.

Në fund të konferëncës Brochi vuri theksin se  nën drejtimin e tij tek Milani  nuk egziston fjala “Une” por “Ne”,  dhe te gjithe lojtarët duhet ta kuptojnë rëndësinë e që ka fanella kuqezinjve.