Boston fiton ndaj Miami Heat – rihapet gjithçka në finalen e konferencës lindore

Jayson Tatum dhe Jaylen Brown kanë mbajtur të gjallë skuadrën e Boston Celtics.

Sezoni i Celtics vazhdon të jetë akoma i hapur, pas fitores së mbrëmshme kundër Miami Heat.

Skuadra nga Bostoni fitoi me rezultatin 121:108, duke bërë diferencën në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me rezultat 41:25.

Më efikasi te Celtics ishte Jayson Tatum me 31 pikë, duke shtuar më pas edhe 10 kërcime dhe gjashtë asistime.

Jaylen Brown ndihmoi me 28 pikë dhe tetë kërcime.

Gjithçka tashmë shkon në ndeshjen e gjashtë, ku Miami mund të sigurojnë kalimin tutje, ose Boston të sforcojnë ndeshjen e shtatë.