Boshnjaku me “këmbë në tokë”: Kujdes ndaj ’89-shit, ende nuk e kemi përfunduar punën!

168

Prishtina dhe Trepça ’89 janë dy skuadrat më në formë në stinorin pranveror. Pikërisht këto dy ekipe do të ballafaqohen mes vete në vikend, shkruan Gazetasheshi.com.

Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë do të jetë arenë takimi i dy skuadrave me traditë në vendin tonë, ndërkohë për rëndësinë e ndeshjes janë të vetëdishëm edhe në kampin kryeqytetas.

Kapiteni i kësaj skuadre, Lorik Boshnjaku, në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar se i pret një përballje e vështirë me ‘minatorët’, teksa për formën e mirë të ‘bardhekaltërve’ ka thëne se ende ka për të kryer punë.

“Nesër na pret ndeshje e fortë dhe normalisht duhet pasur kujdes maksimal, sepse njëjtë si ne edhe Trepça ’89 po kalon në formë të mirë. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur të vazhdojmë kështu si jemi, sepse tek e fundit ende s’kemi bërë asgjë vetëm sa e kemi zvogëluar diferencën e pikëve. Shpresojë shumë që do të vazhdojmë me fitore edhe nga ky takim”, ka thënë kapiteni, Lorik Boshnjaku.

Mëso edhe gjyqtarët e kësaj ndeshje:

Shpëtim Murtezi në derbin e javës, këto janë delegimet e gjyqtarëve për xhiron e 22-të

/Gazeta Sheshi/