Boshnjaku flet pas fitores ndaj Feronikelit dhe garën për titullin kampion

Lorik Boshnjaku bëri një paraqitje fenomenale në mesfushën e FC Prishtinës në derbin e sotëm ndaj Feronikelit.

Në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, FC Prishtina mposhti Feronikelin me rezultat 3:1 në “Fadil Vokrri”.

Boshnjaku këtë ndeshje e nisi nga minuta e parë dhe bëri një paraqitje solide në mesfushë.

Pas ndeshjes, në një prononcim për faqen zyrtare të klubit prishtinas, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur.

“E mira krejt kësaj u kthyem me fitore pas një barazimi i cili ndoshta e kishim nënvlerësuar pak kundërshtarin dhe ku edhe moti i nxehtë e fusha e papërshtatshme e kishte bërë të veten”, u shpreh Boshnjaku për faqen zyrtare të klubit.

Fotografia e Gazeta OLLE

“Më vije mirë që ekipi reagoi duke iu rikthyer fitoreve dhe shpresoj të vazhdojmë edhe në gjashtë ndeshjet e mbetura me fitore”, ka thënë mesfushori dhe futbollisti më me fanellën e Prishtinës, tani e 5 vite.

Me këtë fitore, FC Prishtina vazhdon furishëm drejt titullit, ku ndodhet në vendin e dytë me 54 pikë, katër më pak se lideri, Drita e Gjilanit.