Borussia do te fitonte shume po ta shiste Xhakën

132

Ottmar Hitzfeld, ish trajneri i Zvicrës dhe Bayern Munichut, mendon Granit Xhaka mund të luaj në çdo ekip të madh botëror.

Ish-seleksionuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka thene se Borussia Moenchengladbachu do të mund të përfitonte shumë, nëse vendos ta shesë Xhakën në fund të këtij edicioni, transmeton Express.

Ylli kosovar pëlqehet nga klube të mëdha si: Barcelona, Atletico Madrid, Bayern Munich, Napoli, Inter, Liverppol, Manchester Cityt e të tjera.

“Xhaka vlen 50 milionë euro. Është një lojtar inteligjent që ka vizion për lojën. Gladbachu mund të fitoj shumë para nga shitja e tij në verë. Xhaka është një top lojtar, i cili pa problem mund të luajë në çdo ekip të madh botëror “, tha Hitzfeld.

Xhaka ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2019. Ai te Gladbachu u transferua në vitin 2012 nga Baseli për 8.5 milionë euro.