Borno kritikon për stadiumin e Mitrovicës: Asgjë nuk paska ndryshuar

Stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë si vjet, si sivjet, asgjë nuk ka ndryshuar, kështu shihet nga syri i projekt-menaxheri i mbikëqyrjes nga UEFA, Tyrge Borno. Ai e ka vizituar stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, në të cilin UEFA ua ka mundësuar klubeve tona të luajnë në garat e Kosovës, por me atë çfarë ka parë Borno është kritikë:

“Në prill të vitit të kaluar u kam treguar se çka duhet të punohet në këtë stadium, por asgjë nuk paska ndryshuar nga atëherë dhe kjo nuk është në rregull”.