BonBon senzacion në top listat ndërkombëtare

Kënga “BonBon” e Era Istrefit ka marrë sot primatin në Shazam. “Zbuloni senzacionin e ri më të nxehtë të muzikës pop në Evropë”, ky është meszashi me të cilin ftohen mbi 100 milionë përdoruesit për t’u njohur me këngëtaren kosovare.

Era Istrefi ka tërhequr vëmendjen qysh se ka dalë në skenë. Është për t’u mbajtur mend edhe kënga “E dehun” e cila bile kishte nxitur reagimet edhe të Kishës Ortodokse Serbe për skenat, sipas tyre, fyese, të xhiruara në Kishën Ortodokse në Prishtinë, të ndërtuar pa leje në hapësirën e Bilbilotekës Kombëtare, e që mbetet objekt i papërfunduar edhe sot e kësaj dite.

Por, rangimi në majat e top listave ndërkombëtare ka tejkaluar pritjet. Komentuesit në internet nga mbarë bota lavdërojnë si këngën, se cilës nuk ia marrin vesh fjalët (janë disa nga komentet), ashtu edhe veshjen e saj karakteristike.