“Bonbon” së shpejti me version anglisht

152

Suksesi i këngës “Bonbon” në shqip e ka bindur siç duket Era Istrefin që ta krijojë atë edhe në versionin anglisht.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka bërë të ditur se “Bonbon” është duke u punuar edhe në anglisht. Ajo ka postuar një foto në studio së bashku me Jenson Vaughan dhe Arbër Gjikolli-Gjiko.

“Bonbon së shpejti në versionin anglisht”, ka shkruar Era.

“Bonbon” është një nga këngët më të pëlqyera të publikut kosovar, ndërsa ka pasur më tepër se 20 milionë klikime në Youtube.