Federata e Futbollit e Turqisë ka njoftuar sot se i ka pushuar nga puna 94 anëtarë të federatës, përfshirë edhe një numër të referëve.
Shkarkimin e ka arsyetuar si të “nevojshëm” pa përmendur nëse të larguarit nga puna janë të dyshuar për lidhjet e tyre me klerikun Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon për orkestrimin e tentim puçit të dështuar më 15 korrik, raporton AP, përcjell Express.
Ky vendim vjen disa ditë pasi kjo federatë tha se anëtarët e të gjitha komiteteve të saj ofruan dorëheqjen e tyre për të ndihmuar në hetimin e lëvizjes së Gulenit.