“Bombat” e merkatos, ja yjet që u transferuan ditën e fundit…

203

Gjatë viteve të fundit, transferta të profilit të lartë janë kurorëzuar ditën e fundit të merkatos. Orët e fundit të saj gjithmonë ofrojnë surpriza. Zhvillimet, të cilat janë përcaktuar si “bomba”, nisur nga niveli i lojtarit që ka “ndryshuar ajrin” dhe shumat e krijuara nga ky operacion, janë si më poshtë, me emra të përceçëm. Gjatë gjithë historisë ka pasur raste me të vërtetë interesante “in extremis”. Në përgjithësi, flasim për merkato të suksesshme, edhe pse ndonjëherë ka ndodhur edhe ndonjë dështim “oshëtimë”, sikurse me De Gea, në verën e vitit 2015, kur u mendua se po kalonte nga “Old Trafford” në “Bernabeu”.

Image result for rivaldo presentation barcelona
Rivaldo – Braziliani arriti në “Camp Nou” në limit, disa minuta nga mbyllja e merkatos, në prag të sezonit 1996-1997. Barça, pas humbjes së Ronaldos, i cili i katalanasit për Interin, mori bllokun e çeçeve dhe pagoi klauzolën e Deportivos, 4.000 milionë pesetas (24 milionë €).

Image result for ozil presentation arsenal
Ozil – Në verën e vitit 2013, në ditën e fundit të merkatos, lojtari gjerman u largua nga Real Madridi për t’u bashkuar me Arsenalin. Klubi anglez pagoi 50 milionë euro për të. Lojtari pranoi ofertën e ekipit londinez, pasi “Los Blancos” materializoi operacionin e merkatos me Tottenhamin, për Gareth Bale.

Image result for sergio ramos presentation real madrid
Ramos – Më 31 gusht 2005, pas pagesës së 27 milionë eurove, Real Madridi kapitalizoi në ditën e fundit të merkatos verore mbrojtësin qendror, Sergio Ramos, të cilin e mori nga Sevilla dhe më pas lojtari në fjalë spikati në “Bernabeu”, ku tashmë është kapiten i “Los Blancos” dhe i kombëtares spanjolle.

Image result for robinho presentation real madrid
Robinho – Real Madridi u kthye “në jetë” si protagonist në merkaton e verës 2008, kur mori brazilianin Robinho për 43 milionë euro nga Manchester City. Ajo ishte një nga “bombat” e fundit të merkatos. Robinho do të “mbijetonte” vetëm dy sezone në ekipin anglez.

Image result for ronaldo nazario presentation real madrid
Ronaldo – Braziliani, pasi kaloi nëpër klubin e Interit, u largua për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin, duke u bashkuar me Real Madridin në vitin 2002. Kjo ka qenë një tjetër “bombë” në finale e transferimeve. “Los Blancos” paguan 45 milionë euro për marrjen e shërbimeve të brazilianit të famshëm.

Image result for martial
Martial – Sulmuesi i ri iku nga Monaco ditën e fundit të transferimeve, në vitin 2015. Manchester United, përmes një operacioni rrufe, në ditën e fundit të merkatos, pagoi 50 milionë euro për francezin. Një goditje, që megjithatë, nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Image result for gareth bale presentation real madrid
Bale – Kjo ishte drama e verës së vitit 2013. Uellsiani kishte ditë që përflitej për të shkuar në “Bernabeu” nga Tottenhami, por në ditën e fundit të merkatos bëri transferimin historik, për shkak të shumës së 101 milionë eurove, që materializuan këtë blerje të Florentino Perezit.

Image result for ibrahimovic presentation juventus
Ibrahimoviç – Në verën e vitit 2004, suedezi “luajti” bukur ditën e fundit të merkatos. Ai u largua nga Ajax, klubi që e kishte bërë të njohur, për të nënshkruar me Juventusin. “La Vecchia Signora”, në atë kohë, pagoi 16 milionë euro për njërin nga sulmuesit më potent në botë.

/Tele Sport/