"Bombastike": Mësohen emrat e dy skuadrave që ndodhen në prag të përjashtimit nga kampionati shqiptar

“Çfarë ngyre ka kali i bardhë i Skënderbeut?”, ishte një nga ato pyetjet hutuese që bënim kur ishim fëmijë. Sot ishte sekretari i FSHF­s Ilir Shulku ai që na e solli ndërmend atë pyetje, me deklaratën e tij në Supersport, se dy ekipe të Superiores do përjashtohen nga gara nëse nuk shlyejnë trajnerët dhe lojtarët e tyre pas gjyqeve të humbura në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve, ose të gjejnë gjuhën e përbashkët me ta për t’i paguar me këste. Emrat e ekipeve Shulku nuk i përmend, edhe pse me informacionin e dhënë i ka treguar që të dyja skuadrat, që me shumë gjasa janë Tirana e Flamurtari.

Në Vlorë borxhi për ish­trajnerin Ernest Gjoka dihet, dhe është pranuar edhe nga ana e Idrizit, që është shprehur se nuk e paguan pasi nuk i përket atij ai borxh. Por nëse borxhi ndaj Gjokës nuk i përket atij, atehërë duhet të gjejë zgjidhje për gjyqet me lojtarët. Veç Veliut që është rikthyer në ekip, dhe ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje për borxhin, e njëjta gjë duhet bërë edhe me Vucajn e Arbrin, që ashtu si ish­kapiteni kanë fituar gjyqet për pagat e prapambetura verën e shkuar. Ashtu si Flamurtari, edhe Tirana ka humbur gjyqin me ish­trajnerin Shkëlqim Muça që u shkarkua pas 7 javësh sezonin e shkuar. Veç gjyqit me Muçën, bardheblutë kanë humbur edhe gjyqin me Renaldo Kalarin. Nisur nga ajo çka është raportuar në media këto janë ekipet që kanë borxhe ndaj ish­trajnerëve dhe lojtarëve, çka bën që rrjedhimisht që të rrezikojnë pjesëmarrjen në Superiore, shkruan Sportal.al