‘Bomba’ e Ronaldos: Ishte gjë e mirë që isha pjesë e Real Madridit

Derisa lojtarët e Real Madrid po festojnë titullin e 13-të në Ligën e Kampionëve, një deklaratë e Ronaldos e bërë pas finales me Liverpoolin po komentohet shumë në mediet sportive.

Portugezi pas finales që Real Madrid e fitoi 3:1, ka folur për ‘bein Sport’, duke ngjallë dyshime të mëdha për të ardhmen e tij.

“Ishte gjë e mirë që isha në Madrid, në ditët e ardhshme do t’u përgjigjem tifozëve, të cilët gjithmonë kanë qenë të mirë me mua”, ka deklaruar Ronaldo pas ndeshjes.

I pyetur se kjo përgjigje a aludon në largimin e tij, ai ka shtuar:”Ne kemi bërë historinë, tani duhet të festojmë”.