Bomba e merkatos: “Salah ka arritur marrëveshjen me klubin e ri”

Mes protagonistëve të derbit britanik të Champions League, i zhvilluar mes Liverpool dhe Manchester City, ka qenë Mohamed Salah, i cili ka realizuar golin e parë dhe ka dhënë asistin për të tretin. Egjiptiani ka frikësuar tifozët e Liverpool pasi ka dalë për shkak dëmtimi në minutën e 52-të.

Në pritje për të kuptuar seriozitetin e dëmtimit, sulmuesi ka përfunduar në qendër të zërave të merkaton. Në fakt, lojtari ndiqet nga tre gjigantët e La Liga-s: Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid. Sipas “Don Balon”, ylli i Liverpool duket se ka zgjedhur klubin e Florentino Perez. Në fakt, nga Spanja kanë shkruar për një marrëveshje të arritur mes stafit të lojtarit dhe presidentit të klubit madrilen.

Natyrisht, Liverpool nuk ka aspak dëshirë ta shesë lojtarin më të fortë të ekipit. Pasi ka humbur Coutinho-n, “Të Kuqtë” mësohet të kenë marrë masa duke fiksuar në 200 mln euro çmimin e egjiptianit. Një shifër e çmendur, e cila duhet të demoralizojë blerës të mundshëm.

Por në Madrid duket se janë gati për goditjen e merkaton. Gjithsesi, para se t’i bëjë një ofertë zyrtare klubit anglez, Perez duhet të shesë një nga yjet e Real, që nuk është më pjesë e planeve të Zidane. Mes atyre që duket se janë drejt largimit nga Madrid janë edhe Karim Benzema dhe Gareth Bale. Nëse do të merren oferta interesante, Real Madrid do t’i lërë të largohen dhe do t’i përdorë paratë e fituara për të siguruar Salah.