Boksieri kosovar eliminohet nga ai spanjoll dhe mbetet pa medalje në Kampionatin Evropian

Boksieri shqiptar Çlirim Berisha është eliminuar në 1/8 e finales dhe ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Berisha është ndeshur me boksierin spanjoll, Acosta Heredia Rafael dhe për fat të keq ka humbur duke mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian, shkruan Gazetasheshi.com

“Sot në të tetën e finales 64kg.Qlirim Berisha edhe pse luftoi gjatë 3 raundeve me kundërshtarin shkëmbyen goditje te njëpasnjëshme, dhe dha gjithçka nga vetja pësoi humbje nga boksieri spanjoll Acosta Heredia Rafael.

Nesër në ring paraqitet në luftë për medalje 91kg.Remzo Mustafic kundër boksierit izraelit Kriheli Manuchar”, ka njoftuar Federata e Boxit e Kosovës.