“Bodybuilderi” bën thirrje për protestë – ka edhe një mesazh për qeveritarët

Qeveria e Kosovës ka publikuar masat e reja, të marra për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID 19.

Sipas njoftimit, Qeveria ka ndaluar të gjitha aktivitetet sportive, të cilat zhvillohen në ambiente të mbyllura, shkruan Gazeta “Sheshi”.

“Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Por për këtë ka reaguar ashpër bodybuilderi kosovar, Arsim Kullashi ku në njoftimin e tij ka bërë thirrje për protestë:

Ai përmes një postimi në “Instastory” pretendon se qeveria e tanishme nuk e di se çka është sporti.

“Krejt sportistët të premten para qeverisë. Kjo qeveri poget nuk e dinë se çka është sporti nuk ja dinë vlerën, çdo sportistë ka imunitet, këta ja fusin qaty mbylleni ku po shkoni o njerëz”, ka shkruar Kullashi.

/GazetaSheshi/