Blerja e shekullit, Real Madrid përgatit zëvendësimin e Keylor Navas

Një bombë e vërtetë. Kjo është ideja e Florentino Perez në tentativën e tij për të zëvendësuar Keylor Navas, përpara fillimit të sezonit të ardhshëm. Është e qartë që për portën madrilène do të ketë më shumë konkurencë, por portieri që do të vijë, nuk ka qenë kurrë më parë në listat e të preferuarve. Deri më sot, favoritët për të arritur në portën e “Santiago Bernabéu” ishin David De Gea dhe Thibaut Courtois.

Imazh i ngjashëm

Por që të dy tentativat rezultuan të komplikuara. E para sepse Manchester United nuk ka asnjë qëllim të lërë të lirë një prej futbollistëve më të mirë, ndërsa e dyta, sepse PSG është future në garë dhe mund të ofrojë më shumë para. Përpara këtyre problemeve, presidenti i Real, Florentino Perez, të paktën sipas “Don Balon” është përqendruar tashmë te një tjetër portier, Jan Oblak.

Nuk ka dyshim se slloveni është një prej më të mirëve në rolin e tij, dhe është pikërisht ajo që presidenti i Real Madrid po kërkon për sezonin e ardhshëm. Florentino Pérez ka treguar tashmë edhe më parë se nuk do t’ja dijë për paktin me Atletico Madrid. Në fakt, ai pakt nuk ekziston. Dëshmia është Theo Hernandez, i cili nuk do të vishte fanellën e bardhë, nëse pakti do të ishte i vërtetë. Sot, Oblak është opsioni i tretë, por nëse dy të parët janë të komplikuar, Madrid nuk do të ndalet në luftën për të blerë sllovenin. Padyshim do të ishte një prej blerjeve më të bujshme të viteve të fundit te “Los Blancos”.