Blatter apelon në CAS pezullimin 6-vjeçar

85

Ish presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter do ta apelojë vendimin për pezullimin 6-vjeçar nga futbolli. Zvicerani do ta apelojë venimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës me shpresën se ky dënim do të reduktohet. Blatter akuzohet për një marrëveshje të pashkruar me ish presidentin e UEFA-s, MIchel Platini të cilit i ka dorëzuar 2 milionë Dollarë për punën e bërë nga francezi në institucionin e FIFA-s.

Fillimisht, Komiteti i Etikës e dënoi Blatter me 8 vjet por apeli ia uli dënimin me 2 vjet dhe tashmë ai kërkon që të rikthehet sa më shpejt në një detyrë drejtuese në institucionet e futbollit. Në krahun tjetër, Platini e ka depozituar disa kohë më parë kërkesën në TAS, madje ka shprehur bindjen se gjykata në fjalë do të marrë një vendim në favor të tij. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës thekson se çështjet do të shqyrtohen nga një panel prej tre personash dhe fillimisht do të dëgjojë dëshmitë e Blatter e Platini dhe më pas do të thellohet në analizimin e dokumentacionit për të marrë një vendim përfundimtar.