A mbani bimë në shtëpi? Është tipike që ajri brenda shtëpisë është më i keq se ai jashtë. Ka disa hapa që mund t’i ndërmirrjnë për ta përmirësuar në mënyrë të dukshshme cilësinë e ajrit në shtëpinë tuaj. Njëra nga këto mënyrë është që të mbillni disa bimë shtëpiake që pastrojnë ajrin dhe i reduktojnë toksinet.

Disa vvjet më parë NASA ka studiuar bimët shtëpiake dhe aftësitë e tyre për të pastruar hapësirat e brendshme. Ata kanë zbuluar se disa bimë të caktuara janë më të mira për filtrimin e ajrit dhe largimin e përbërjeve të këqija organike, me shumë se që munden disa bimë të tjera.

Pse bimët shtëpiake të cilat e pastrojnë ajrin janë të mira për shëndetin

Jo vetëm që këto bimë janë të mira për të rritjen e nivelit të oksigjenit në shtëpitë tona, ato gjithashtu janë të mira për të zvogëluar toksinet nga ajri të cilin e thithit.

Është vërtetuar tashme se ajri në shtëpi përmban shumë tiksine të dëmshme të cilët përmes thithjes së ajrit i marrim në trupat tanë. Pavarësisht se prej nga vijnë këto toksine, nga materialet ndërtimore, ngjyra, pluhuri, ose hiri, niveli i tyre mund të reduktohet.

Bimët shtëpikae mund të zvogëlojnë shumë ndotës të ajrit përfshirë patogjenët mikrobialë, benzenet e të tjera.

Sa bimë duhet të keni në shtëpi

Sipas NASAs, rekomandohet që t’i mbani 15 deri 18 bimë në shtëpinë tuaj. Ta keni parasysh që duhet ta mbani të paktën një bimë në dhomën tuaj të fjetjes, e ndoshta edhe më shumë.

6 bimë shtëpiake që e pastrojnë ajrin:

Këto bimë më së shumti e rrisin cilësinë e ajrit në hapësirat e brendshme. Me emra të ndryshëm, ndoshta, nga emrat e tyre latinë shkencorë, ato mund t’i gjeni edhe në tregun tonë.

  1. Aloe Vera

Bimët Aloe janë shumë të mira për të rritur nivelin e oksigjenit në shtëpi. Është zbuluar se kjo bimë e absorbon dioksidin e karbonit si dhe monoksidin. Një vazo me këtë lloj bime është e barabartë me nëntë pastrues biologjikë të ajrit.

  1. Lulja merimangë (Chlorophytum Comosum)

Lulja merimangë është në gjendje të kryejë procesin e fotosintezës me dritë minimale. Ato ndihmojnë në absorbimin e toksineve, përfshirë stirenin, monoksidin e karbonit dhe benzenin. Një lule merimangë është në gjendje të filtrojë në mënyrë efektive një hapësirë prej 60 metrash katrorë.

  1. Lulja e dredhur angleze (Hedera Helix)

Kjo lule është e një bimë e shkëlqyer shtëpiake e cila largon toksinet. Është vërtetuar se largon 60% të mykut brenda dis ditëve.

 

  1. Zambaku i paqes (Spathiphyllum’Mauna Loa’)

Nëse mbani një zambak të paqes në shtëpinë tuaj, ai do t’i reduktojë toksinet që gjenden në ajët në një masë të madhe. Kjo bimë do të filtrojë benzenet e dëmshme dhe trikloretilenin.

  1. Lulja gjarpër (Sansevieria Trifasciata‘Laurentii’)

 

Kjo bimë e cila e pastron ajrin është gati e pashkatërrueshme. Nëse po kërkoni ndonjë bimë e cila nuk do shumë kujdes, kjo është ajo që duhet të zgjidhni. Bima gjarpër ndihmon në pastrimin e toksineve nga ajri nuk nuk kërkon shumë dritë.

  1. Fikusi (Ficus Elastica)

Fikusi është i shkqlqyeshëm në pastrimin e toksineve nga ajri. Kjo bimë kërkon dritë minimale dhe është e lehtë për t’u kujdesur për të. Por, fletët e saj mund të jenë të helmueshme, prandaj nëse keni kafshë shtëpiake, duhet të jini të kujdesshshëm.