Bill Gates “i befasuar” që përmendet në këngën e Beyonce’s

118

Bill Gates nuk e kishte ditur që Beyonce e përmend atë në tekstin e këngës “Formation” derisa dikush ia kishte dërguar kopjen e singlit.

Njëra fjali e tekstit të këngës, e cila është si një himn i fuqizimit të zezakëve, thotë “ndoshta ti je një Bill Gates zezak i ardhshëm”.

Kur Bill Gates është pyetur se si ndihet që është përmendur në këtë këngë, ai ishte përgjigjur:

“Nuk e kam ditur se ajo e ka bërë këtë deri sa ma kanë dërguar kopjen e tekstit. Jam i befasuar – nuk po mund ta besoj se ajo i ka thënë këto fjalë në Super Bowl. Por ma merr mendja qe më pëlqen që njerëzit më konsiderojnë si person të suksesshëm”, ka thënë 60 vjeçari, Bill Gates.