Bilali nuk ndalet së shënuari në Sllovaki, ish-i i Arbërisë realizon edhe golin e katërt sezonal!

210

Lutfi Bilali ndodhet në super formë. Sulmuesi nga Gostivari ka realizuar sërish për skuadrën e tij sllovake Partizan Bardejov, shkruan Gazetasheshi.com.

28 vjeçari barazoi shifrat në duelin e së martës përballë skuadrës Slavoj Trebisov, një kundërshtari direkt për mbijetes në Ligën e Parë të Sllovakisë.

Bilali realizoi me kokë në minutën e 57-të të ndeshjes për t’i dhënë skuadrës së tij nga Bardejov një pikë tejet të rëndësishme.

Ndiqeni golin e Bilalit:

Ky ishte goli i katërt për sulmuesin nga Gostivari që pas transferimit në afatin kalimtar të janarit.

Ai në pjesën e parë të kampionatit ishte pjesë e skuadrës së Arbërisë nga Dobraja dhe pavarësisht paraqitjeve fantastike ai u largua nga ky ekip.

/Gazeta Sheshi/