Bie klauzola e Higuain, zbulohet shifra që do të paguajë Juvja

Gonzalo Higuain është thuajse një lojtar i Juventusit, pasi ka kryer edhe vizitat mjekësore në mënyrë të fshehtë në Madrid, por tashmë janë për t’u zgjidhur detajet e transferimit.

Gazetari i njohur italian, Gianluca di Marzio ka zbuluar disa detaje shumë interesante nga kostoja e transferimit.Klauzola e sulmuesit skadon më 31 korrik të çdo sezoni futbollistik me këto kushte: në rast se klubi blerës pranon të paguajë, shifra është 90 milionë euro dhe paratë do të derdhen në dy vite.

Teorikisht, klauzola do të vlente 94.7 milionë euro në rast se do të paguante vetë lojtari për t’u larguar. Kështu, Juventusi do të paguajë 90 dhe jo 94.7 për të rrëmbyer rekordmenin e 37 golave në sezonin e fundit në Serie A.

Kjo do të thotë se Higuain do të kushtojë më pak se Cristiano Ronaldo. Ky i fundit është transferuar për 94 milionë euro nga Manchester United te Real Madridi.