Para pak më shumë se dy dekadave, Franco Sbarro, dizajneri i njohur zviceran i makinave sportive, provoi të rizbulonte rrotën. Rrota e tij pa strukturë qendrore do të bënte të mundur një qendër më të ulët të gravitetit, që teorikisht do të mundësonte mbërthim më të mirë të rrugës, frenim e drejtim më të mirë. Fatkeqësisht, që atëherë, përpjekjet për të inkorporuar një rrotë të tillë në makina komerciale kanë ndaluar. Inxhinierët ende nuk kanë zbuluar ndonjë mënyrë për të adaptuar një rrotë të tillë për sistemet standarde të makinave. Një faktor tjetër pengues është nevoja e një shkalle më të lartë të precizitetit për të prodhuar një sistem të tillë.

 

Kohët e fundit është ringjallur koncepti dhe disa investitorë kanë filluar të aplikojnë në biçikleta, kryesisht për të përmirësuar dukjen. Megjithatë, dizajneri italian, Gianluca Sada, e ka një arsye shumë më praktike për ta aplikuar atë ide. Pa e zgjatur, prototipi i bicikletës ‘Sadabike’ që plaohet ka një trup prej alumini me rrota 26 inc pretendohet të ofrojë portabilitet maksimal pa e komprometuar kualitetin e ngasjes.

Për ta paluar në pozitë kompakte, thjesht heqni rrotat dhe shtyni shalën deri sa të palohet përfundimisht në një formë, madhësia e së cilës mund të krahasohet me një ombrellë. Rrotat dhe trupi i biçikletës mund të futen në një çantë elastike të bërë enkas për to, aty formojnë një shtyllë të fortë që mund të mbajë libra apo edhe ndonjë laptop. Sada, në një email përshkroi se si erdhi deri te ku dizajn:

“Ka pasur shumë përpjekje për të krijuar një biçikletë që palohet në mënyrë ideale ku më së shumti janë përqëndruar në reduktimin e peshës dhe madhësisë, që që i ka bërë ato dizajne shumë të vogla. Për të fituar këtë lloj të portabilitetit ata sakrifikojnë stabilitetitn”, shkroi ai. “Problemi është që pozita dhe komforti i biçiklistit keqësohen edhe më shumë nga rrotat shumë të vogla dhe terreni i ndryshueshëm. Unë desha të krijoj një zgjidhje që lejon si portabilitet, ashtu edhe funksionalitet”.

Përparësie e biçikletave që palohen është se nuk trajtohen në të njëjtën mënyrë nga zyrtarët e qytetit. Kështu që, lejohet të merren me vete në autobus, në metro e edhe në aeroplan.