Betim Halimi debuton në ekipin estonez JK Narva

Ish-gardiani i Dritës Betim Halimi ka debutuar në skuadrën estoneze JK Narva këtë vikend me plot sukses, shkruan Gazetasheshi.com.

Halimi ka qenë i plotë në triumfin e ekipit JK Narva në udhëtim Paide Linnameeskond me rezultat 2-5 dhe ka patur disa intervenime fantastike.

Në fundin e ndeshjes Halimi u ndëshkua me karton të verdhë.

Ekipi JK Narva-s aktualisht renditet në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 52 pikë.

/Gazeta Sheshi/