Besnik Hasi, trajner i Galatasarayt?

98

Besnik Hasi është trajneri më i mundshëm për të marrë drejtimin e Galatasarayt, dhe lajmi jepet nga mediat turke.

Trajneri nga Gjakova që momentalisht po drejton Anderlechtin belg, është favorit për të marrë postin e trajnerit të gjigantit turk, shkruajnë mediat turke.

Mustafa Denizli dha dorëheqjen të martën pas vetëm tre muajsh, dhe tani gjasa të mëdha për ta zëvendësuar ka Hasi, përcjell GazetaOlle.com.

Problemi mund të jetë kontrata momentale e Hasit me Anderlechtin, me të cilën skuadër po lufton për titull kampioni në Belgjikë dhe në Ligën e Evropës.

Hasi ka fituar një titull kampioni në Belgjikë.